Ky vit nuk ishte aq i mbarë për prodhuesit megjithatë në Dibër është organizuar panairi i qershisë. Gjatë aktivitetit fermerët thanë se hodhën gjithë prodhimin e qershisë. Për këtë dëm kritikojnë edhe veten e tyre pasi nuk kanë punuar në varësi të kërkesave të tregut.
Panair dhe festë. Ky vit ishte i bollshëm për prodhuesit e qershisë.
Organizimi u bë nga Zyra e Turizmit dhe Bashkia Dibër. Panairi synon të thithë dhe promovojë zonën.
Sali Tërshalla, drejtor i Bujqësisë, Dibër: “Duke qenë një vend me kushte të përshtatshme për kultivimin e qershisë, Bashkia Dibër do jetë kryesore për prodhimin e frutave”.
Për fermerët ky ishte ndër të rrallat vite kur prodhimi u hodh rrugëve, u kalb. Madje disa prej tyre morën edhe masën ekstreme duke i prerë qershitë nga zemërimi. Janë të pakënaqur me mbështetjen nga shteti, por nuk kursejnë kritikat edhe për veten.
Veip Salkurti, fermer: “Ju e patë ca u bë me qershinë, sot nuk mbillet toka pa analizë”.
Vetëm në Dibër janë mbi 450 ha të mbjella me qershi. /abcnews.al