Ballina Aktualitet Ekonomi Vlera e Bitcoin ngjitet mbi 37 mijë dollarë

Vlera e Bitcoin ngjitet mbi 37 mijë dollarë

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5.7 përqind ditën e Mërkure në 37,808 dollarë, një rritje me 2.52 përqind në 24 orët e fundit ndërsa aktualisht tregtohet me 37,560 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe në botë ka një vlerë tregu prej 734 miliardë dollarë ndërsa rritje pësuan edhe kripto astetet e tjera.

Vlera e Bitcoin është rritur me 42.5 përqind këtë vit pasi preku fundin në 26,533 dollarë më 11 Tetor.

Ndërkaq kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, Ether – lidhur me blockchainin ethereum, u rrit me 7.94 përqind në 2,087 dollarë ditën e Mërkure.

Aktualisht kriptomonedha këmbehet me 2,083 dollarë, një rritje prej 3.71 përqind në 24 orët e fundit.

Zhvillimet e fundit në tregun e kriptoaseteve vinë pasi CEO i bursës më të madhe të kriptomonedhave Binance, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen dhe pranoi fajësinë për akuzat e pastrimit të parave.

Bursa e tij u gjobit me 4.3 miliardë dollarë ndërsa vlera e Binance Coin ra me 11 përqind. /PCWorld Albanian

@tn.lajmelokale
@tetovanews