Gjatë këtyre ditëve, janë intensifikuar aktivitetet bujqësore, në rrajonin e Pollogut, ku janë shpeshtuar lëvizjet, që çojnë në drejtim të fushave të bujqëve të Tetovës, dhe të Gostivarit. Duke rishikuar këtë gjendje, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon:
-maqineritë bujqësore të shfrytëzohen gjegjësisht për veprimtaritë e tyre, por jo edhe për bartjen e personave, të jenë në gjendje të mirë teknike, dhe të regjistruara;
-ky lloj i makinave si ( Traktor kombajn etj) detyrimisht ti drejtojnë, persona që posedojnë leje adekuate për vozitje, por jo edhe minorenë, kryesishtë kur ky lloj maqinerie lëvizin gjat natës, dhe në rugët më frekuentuese në trafik.
-në orët e mbrëmjes, gjithashtu, maqineria detyrimishtë të posedoj sinjalizimin adekuat për ndriçimin e rugës, që të mund të vërehen nga pjesëmarsit tjerë në trafik.
Deri sa nuk respektohen kto paralajmërime, pronarët e makinerisë bujqësore do të ballafaqohen me padi të parapar ligjore, duke përmendur se, gjobat për traktor të pa regjistruar është 500 euro në kundërvlerë të denarit.
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, disa vite me radhë, gjatë muajve të verës, ka realizuar shum aktivitete preventivo-edukative, për siguri më të madhe me mekanizmat bujqësore në trafik. Në suaza të ktyre aktiviteteve, në muajt korik dhe në gusht, do të organizohen takime të përbashkëta me bujqit, ku nga afër do të jenë të informuar, si duhet të sillen, dhe çvar duhet të ndërmarin, që mos të vihet në pikpyetje, siguria e tyre dhe pjesmarësve tjerë në trafik, kryesishtë kur lëvizin nëpër rrugët rajonale, dhe lokale, para së gjithash gjat transportit të prodhimeve të tyre, nëpër qendrat blerëse, gjegjësishtë në çdo kohë dhe në çdo vend, ku do ti shfrytëzojnë për nevoja të ndryshme, makinerinë që e posedojnë.