Forcat e sigurisë franceze sot shkatërruan dy kampe të emigrantëve në Paris, duke evakuuar rreth 1000 persona, përfshirë edhe disa që kishin si cak hyrjen në Britani.
Policia e CRS mbërriti në kanalin e Saint Martin, në lindje të kryeqytetit, menjëherë pas agimit, me urdhër për të lëvizur disa që flinin në shatoret e tyre.
Prej të dëbuarëve ishin rreth 600 afganë. Ndërsa në një kamp tjetër, 2 milje afër kanalit, gjegjësisht në portin e Porte de Poissonniers, ishin evakuuar rreth 400 afrikanë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Në asnjë rast nuk kishte rezistencë – disa prej të përfshirëve kanë bashkëpunuar në mënyrë totale”, tha një punonjës bamirës.
Në këtë zonë, dy burra u mbytën pas përleshjeve mes bandave, duke rritur kështu presionin ndaj autoriteteve për të vepruar.
Shumica prej emigrantëve vijnë nga Sudani, Somalia, Eritrea dhe kanë bërë udhëtime të rrezikshme përmes Afrikës para se të merrnin anije nga Libia në kontinentin evropian./Periskopi/