Ballina Aktualitet Lajme PROPOZIM LIGJI PËR RATIFIKIMIN E EMRIT TË RI TË MAQEDONISË SOT NË...

PROPOZIM LIGJI PËR RATIFIKIMIN E EMRIT TË RI TË MAQEDONISË SOT NË KUVEND

Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë do të shqyrtohet propozim-ligj për ratifikimin e marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, me procedurë të shkurtuar.

Pas miratimit në kuvend marrëveshja duhet të kaloj te presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Nëse presidenti përdor të drejtën e vetos, marrëveshja përsëri rikthehet në procedurë kuvendore, ku duhet të votohet me shumicë absolute dhe marrëveshja përsëri dërgohet tek presidenti, i cili për herën e dytë është i detyruar ta nënshkruajë.