Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me bisedat private që ka patur këto javë të vrullshme negociatash me Kancelaren Merkel e më tutje me Presidentin e Francës Macron, përfaqësuesin e njërit prej shteteve që ka qenë kundër hapjes së negociatave për dy vendet e vogla të Ballkanit.
Përballë përfaqësuesve të qeverisë në kryeministri, Rama tha se Merkel i ka thënë se Gjermania do t’i qëndrojë në krah Shqipërisë, ndërsa në bisedën me Macron, shton Rama, ky i fundit ja ka thënë troç se do të ishte shumë e vështorë për Francën që të kishte në mendje një datë për Shqipërinë.
“Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira por luftuan me këmbëngulje për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi. Që nga Merkel e cila ma bërë të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, po ajo do të ishte në krah. Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje.”-u shpreh Rama.
Rama shpjegoi se ajo që ndodhi ditën e djeshme është një ngjarje pozitive për Shqipërinë pasi pavarësisht se nuk mori një datë konkrete, ka marrë një dritë jeshile për të vijuar punët e nevojshme që vitin e ardhshëm të ketë një Po të përbashkët nga e gjithë Evropa. Thelbi ka qenë dhe vijon të mbetet reforma në drejtësi dhe puna që do të kryhet në muajt në vijim do të jetë akoma dhe më e madhe e po ashtu nën monitorimin e një grupi ekspertësh që do të vijë nga BE.
“As Shqipëria as Maqedonia nuk humbasin me këtë zgjidhje, sepse na jep 12 muaj kohë, për të hedhur të gjitha hapat, që do duhej të ishin hedhur edhe sikur data të ishte hapur sot”, tha kryeministri.
Në përmbyllje të fjalë së tij, kryeministri ka falenderuar ata përfaqësues të huaj që kanë mbështetur Shqipërinë, në veçanti Greqinë dhe Italinë, por edhe qeverinë e Austrisë.