Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancat për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Lëndina” dhe “Spiuni”.
I akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.
Sipas aktakuzës ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.
Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.
Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptat nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.
Në lëndën “Spiuni” e cila është nga viti 2013, janë dënuar 18 persona për shoqërim kriminel, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve. Gjykata e Apelit vitin e kaluar i zbuti dënimet e akuzuarve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.
Lëndën “Spiuni” tani e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, pasi e mori nga prokuroria e rregullt.
Seanca e kaluar për “Spiun”-in u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së të akuzuarit të parë Marijan Efremov në seancë.
Siç informuan avokatët e tij, Efremov më 15 maj është hospitalizuar dhe është mbajtur për mjekim spitalor.
Anulimi i seancës gjyqësore ishte në afat më të gjatë që t’u mundësohet avokatëve t’i shqyrtojnë dëshmitë plotësuese që në seancën e kaluar i dorëzoi PSP.