Ballina Aktualitet Lajme Zaharieva: Vendimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë është hap i madh për perspektivën...

Zaharieva: Vendimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë është hap i madh për perspektivën e tyre evropiane

Për herë të parë pas vitit 2015 Këshilli i BE-së mbrëmë solli vendime për zgjerim, të cilat do të thonë hap të madh për perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva pas takimit në Luksemburg në të cilin u zgjodh që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociata për anëtarësi në qershor të vitit 2019.

“Nuk do ta fsheh se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim jashtëzakonisht të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët në rajon. Ky vendim jo vetëm se e rrit besimin në BE, por tregon se i plotësojmë obligimet të cilat i ndërmarrim ndaj qytetarëve në këtë rajon, ndërsa perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm deklarative. Ky është vetëm fillimi, procesi do të fillojë, ka shumë punë që duhet bërë”, deklaroi Zaharieva e cila e kryesoi takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së.

Sipas saj, konstatimet japin perspektivë shumë të qartë kohore dhe përcaktor konkret për të dyja shtetet – Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ajo sqaroi se procesi për fillimin e negociatave mund të fillojë zakonisht 6-7 muaj pas vendimit të Këshillit.
“Personalisht do të doja të shikoja zgjidhje më të guximshme, por zgjidhja e mbrëmshme u soll me shumë vështirësi dhe shënon hap të madh ndaj perspektivës evropiane për të dyja shtetet”, theksoi Zaharieva.

Artikulli paraprakSeanca për lëndët “Lëndina” dhe “Spiuni”
Artikulli tjetërNegociatat në qershor 2019. Prapaskenat e vendimit në Luksemburg