Telashe të reja për Facebook, që po përpiqet të riparojë imazhin e krijuar nga rasti Cambridge Analytica.
Kësaj radhe problemet për Mark Zuckerberg vijnë nga ”New York Times” që, pas një hetimi të gjatë, ka zbuluar se si Facebook kishte nënshkruar dhjetëra marrëveshje për të ndarë të dhënat e përdoruesve me të mëdhenjtë e telefonisë celulare, nga Apple deri te Samsung.
Janë të paktën 60 prodhues smatfonësh, tabletesh, lexuesish dixhitalë, laptopësh me të cilët Facebook-u kishte rënë dakord, përfshirë Amazon, Microsoft e BlackBerry.
Kjo strategji e aplikuar e kompanisë kishte si qëllim prezantimin e Facebook-ut në të gjithë dispozitivet mobiliare, telefonat dhe tabletet, që sot janë istrumenti më i përhapur për kosultimet e mediave sociale.
‘’Në vitet që nuk ishin akoma ‘’appstore’’ Facebook-ut i garantohej hyrja në botën e dispozitorëve celularë dhe si këmbim prodhuesve të Apple dhe Samsung u jepej akses për informacionet personale të përdoruesve në plataformë, që përdornin telefonat ose tabletet’’, thekson NYT.
Jo vetëm kaq, por prodhuesit kishin hyrje edhe në të dhënat e ”miqve’’ të përdoruesve, këta të fundit të bindur që nuk kishin autorizuar ndarjen e të dhënave me informacionet personale.
Pas skandalit Cambridge Analytica, në të cilin u ”vodhen’’ miliona të dhëna personale të përdoruesve Facebook për qëllime politike, ky skandal i ri do të krijojë përsëri probleme për Zuckembergun, i cili ka theksuar gjithmonë, për një përmirësim të mbledhjes së të dhënave personale që prej 2015.
Zëvendëspresidenti i Facebook, Ime Archibong mbrohet duke theksuar se si prodhuesit kanë firmosur një marrëveshje që ndalonte përdorimin e të dhënave personale të rrjetit Facebook.
”Facebook nuk është në dijeni të këtyre abuzimeve. Në fillimiet e telefonisë mobile nuk kishte dyqane ‘’app’’ kështu që kompanitë si Facebook, Google ,Twitter dhe YouTube duhet të punonin direkt me prodhuesit e sistemeve operativë e dispozitivë, për të çuar në duart e njerëzve prodhimet e tyre’’, sqaron numuri dy i Facebook-ut.