SHBA-të i urojnë kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, dhe përgëzojnë marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Marrëveshja do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe do të përforcojë sigurinë rajonale dhe zhvillimin. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras shfaqën vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një marrëveshje për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
“Jemi të gatshëm të përkrahim këtë marrëveshje, ashtu siç ishte kërkuar nga të dyja vendet”, thotë Nauert në deklaratën e saj për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Washingtoni shpreh falënderime ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili për 20 vite kërkoi mënyrë për të zgjidhur çështjen e emrit.