Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 pozita.
Norma e papunësisë ra në 3.8 për qind, krahasuar me 3.9 për qind në muajin paraprak duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet. Kjo u bw e ditur nga Departamenti amerikan i Punës.
Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj.
Norma e papunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka përmbushur parashikimin e Rezervave Federale për 3.8 për qind deri në fund të vitit 2018.