Sot, para Kuvendit të Maqedonisë janë mbajtur protesta, si shenjë revolte e Marrëveshjes së emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.
Gjatë protestës është përdorur mjet piroteknik, ku njëri nga protestuesit u përkeqësua në shëndet, pas së cilës ka intervenuar Ndihma e Shpejtë.
Një pjesë e qytetarëve kanë drejtuar kritika ndaj ekipeve të gazetarëve, dhe kanë gjuajtur shishe qelqi në drejtim të policëve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se si organizatorë të protestës janë paraqitur një grup i qytetarëve.