Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat.
Ai ka luajtur në disa filma në Hollywood dhe është pronar biznesesh të vogla.
Zgjedhjet brenda Partisë demokrate mbahen sot, më 5 qershor, ndërsa zgjedhjet për guvernatorin më 6 nëntor të këtij viti.
Ka dy shkolla në Los Anxhelos, që janë pronë e tij. Është edhe pronar i festivalit të filmit United International, që është festivali i njëqindtë më i mirë i filmit në botë.
Thotë se garës i ka hyrë duke parë se 50 përqind e banorëve të vendit ku jeton, punësohen nga bizneset e vogla.
Beson, që meqë është pronar biznesesh të vogla, e di mirë se sa të vështirë e kanë njerëzit dhe kush vuan më shumë, sidomos njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e varfra.
Nëse ai fiton këtë garë, bëhet guvernatori i parë shqiptar në Amerikë dhe më i riu në Kaliforni
Nuk mendon se është i ri për këtë post, e beson se pikërisht kjo do i ndihmojë, për shkak të energjisë.
Ai vjen nga një familje imigrantësh dhe mendon se kjo e bën Kaliforninë të veçantë, diversiteti, sepse 27 përqind e kalifornianëve kanë lindur në një vend tjetër./pe/