Konsensusi i arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit i hap rrugën Maqedonisë drejt NATO-s. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në komunikatën zyrtare të publikuar në faqen e internetit të NATO-s.
“Një mirëseardhje për pajtimin, e arritur ndërmjet kryeministrave Tsipras dhe Zaev, pas vendimit për zgjidhje të kontestit për emrin, e udhëhequr nga Athina dhe Shkupi. Kjo marrëveshje historike është nën durimin shumëvjeçar diplomatik dhe në vullnetin e të dyja liderëve të gjejnë zgjidhje për kontestit, të cilët tërhoqën vëmendje në rajon”, thekson Stoltenberg.
Ai bën thirrje që procesi të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“U bëjë thirrje të dyja palëve që të formalizohet marrëveshja nga të dy liderët. Kjo do të hap rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe do të forcoj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson sekretari i NATO-s.