Gjykata Penale ndau më vete gjykimin për Gordana Jankullovskës e akuzuar për rastin “Target-Fortresa”. PSP-ja kërkoi që ajo të gjykohet veçmas për shkak të efikasitetit të procedurës, pasi Jankulloska është shtatzënë.
Përveç saj, në këtë rast ta akuzuar janë edhe ish shefi i shërbimeve sekrete Sasho Mijalkov, ish-ministri i kabinetit Toni Jakimovski, si dhe Goran Gruevski dhe Nikola Boskovski të cilët për momentin janë të burgosur në Greqi, pasi kërkesa për ekstradimin e tyre në Maqedoni është refuzuar.