Lëkundje tërmeti me magnitudë 5. 5 janë regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet e Greqisë bën të ditur Mbikqyrësi Gjeologjik i SHBA-së. Mometalisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Methoni në jug të Greqisë, i njohur për kështjellat e tij mesjetare që janë mjaft të vizituara nga turistët. Ndërkohë autoritetet greke informojnë se epiqendra është lokalizuar në detin Jon, 28 lm në jugperëndim të Methoni.