Një punonjës në konsullatën amerikane në Guangzhou dhe familja e tij thuhet se janë evakuuar nga Kina pas simptomave neurologjike që pësuan pas dëgjimit të tingujve të çuditshëm. Uashingtoni thotë se po e merr seriozisht sëmundjen e çuditshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se testet mjekësore konfirmuan se të paktën një punonjës i qeverisë amerikane në Kinë përjetoi të njëjtin lloj “incidenti mjekësor” që diplomatët amerikanë kishin vuajtur në Kub pasi dyshohet se dëgjonin disa tinguj të çuditshëm.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan Heather Nauert tha se pas marrjes së konfirmimit mjekësor se stafi shfaqi simptoma të ngjashme, një ekip profesionistësh mjekësorë u dërgua në Guangzhou për të “kryer shqyrtimin e të gjithë punonjësve të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjes”.
Ajo nuk ka saktësuar se sa amerikanë janë kthyer tashmë në SHBA nga Kina, duke thënë se “një numër individësh” janë dërguar për “vlerësim të mëtejshëm dhe vlerësim të plotë të simptomave të tyre” në SHBA.
“New York Times” njoftoi të mërkurën, duke cituar zyrtarët, se stafi diplomatik i SHBA dhe familjet e tyre në qytetin jugor kinez kanë kaluar kontrolle të administruara nga një ekip mjekësh që u dërguan në Kinë në mënyrë specifike për këtë qëllim.
Punonjësi që u kthye në shtëpi u identifikuan në raport si Mark A. Lenzi, një oficer i inxhinierisë së sigurisë në konsullatë. Edhe gruaja e tij, thuhet gjithashtu se kishte zhurma të çuditshme në banesën e tyre dhe dy fëmijët e tyre u nisën për në SHBA të mërkurën në mbrëmje.