Policia paralajmëron për një truk të ri të hajnave që e shfrytëzojnë për vjedhjen e makinave apo gjësendeve me vlerë në brendi të tyre. Hajnat vendosin një shishe të zbrazët në anën e rrotës së djathtë të përparme, ku shoferi nuk mund ta shoh dhe pastaj presin.
Kur starton makina, dëgjohet një zhurmë e panjohur dhe se në moment shoferët dalin për të parë se çfarë po ndodhë në makinën e tyre, sidomos në pjesën e djathtë të anës së përparme. Në ate moment, hajnat fillojnë të realizojnë planin e tyre, duke vjedhur gjësendet me vlerë në makinën e hapur, ose duke e vjedhur tërë makinën. Policia apelon që të jeni të kujdesshëm në këto raste.