Ky është momenti tronditës kur një gjarpër fytet në klasë për shkak të vapës.
Zvarraniku u fut menjëherë në klasë poshtë bankave të nxënësve.
Fëmijët u frikësuan nga prezenca e tij dhe filluan të kërcenin sipër bankave.
“Jashtë ishte vapë, ndërsa brenda kemi pajisje për freskimin e ajrit.
Kjo besoj ishte arsyeja se pse ai u fut në klasë.
Ishte një gjarpër i vogël, por na zuri në befasi”, ka thënë mësuesi, i cili arriti ta kapte zvarranikun.
Fatmirësisht asnjë nxënës nuk u sulmua nga gjarpri.
Ngjarja ndodhi në një shkolle filloreje në Kinë. (TemA)