Drejtuesit e një xhamie kanë ndaluar vizitat e turistëve, pasi u shfaq një video e dy vizitorëve femra të cilat ishin gjysmë të zhveshura dhe bënin lëvizjes sensuale para xhamisë.
Në video shihen dy gra të veshura me pantallona të shkurta, duke vallëzuar mbi një mur të vogël rreth xhamisë kryesore në qytetin e Kota Kinabalu, Sabah.
Banorët dhe grupet myslimane lokale u zemëruan nga lëvizjet e vajzave, dhe xhamia tani ka ndaluar të gjithë turistët. (TemA)