Ballina Shëndeti 10 mënyra të çuditshme për të ndalur lemzën

10 mënyra të çuditshme për të ndalur lemzën

Të gjithëve së paku një herë në jetë kanë pasur lemëz dhe për disa është shumë e bezdisshme dhe e vështirë për ta larguar. Këtu janë disa mënyra të çuditshme, por që funksionojnë për ta ndalur lemzën:

1. Mbylleni hundën dhe pini një gotë ujë- Një metodë për heqjen e lemzës është mbyllja e hundës gjatë kohës kur pini një gotë ujë. Mund të ndodh që të mos funksionojë herën e parë, por dy apo tre herë është e mjaftueshme.
2. Një lugë mjaltë- Merreni një lugë të çajit mjaltë dhe përzijeni mirë në një gotë ujë. Mjalti i ngacmonë nervat vagus dhe besohet që e ndalë lemzën.
3. Hani diçka pikante- Për disa njerëz funksionon ngrënja e ushqimeve pikante, një sasi e vogël është e mjaftueshme sepse djegia që i jepet gjuhës nga ushqimet pikante bënë që të harrohet lemza dhe kjo edhe e ndalë atë.
4. Mbajeni frymën dhe mbyllini veshët- Në fillim duhet që të merrni dhe ta nxirrni frymë pastaj të mbushni mushkritë, të mbani frymë dhe të mbyllni veshët. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme provoni që gjatë frymënxerrjes të nxirrni gjuhën jashtë.
5. Hani një lugë kakao- Gëlltitja e një luge kakao ndalë lemzën, por për disa njerëz edhe qumështi me çokollatë funksionon.

6. Pi një gotë ujë pa i përdorur duart- Ju duhet të vendosni gotën diku në një tavolinë dhe të pini shpejt sa më shumë ujë që mundeni pa përdorur duart.
7. Hani diҫka shumë të ëmbël- Mund të hani çfarëdo ushqimi të ëmbël, mund edhe të gëlltitni një lugë sheqer nëse nuk keni diçka tjetër të ëmbël rrotull.
8. Mund të hani diçka të tharët- Limoni është metoda më e përdorur për të larguar lemzën, por nëse nuk mund të duroni thartirën e limonit mund t’i shtoni pak sheqer ose të pini një lugë uthullë, transmeton rtv21.tv.
9. Të pini ujë me gëlltitje të vogla- Mund të provoni të pini ujë duke e gëlltitur në sasi shumë të vogël dhe duke marrë frymë në mes të secilës gëlltitje.
10. Nuhatni aroma të forta- Nuhatja e uthullës ose kripës ose edhe lëmgut të limonit mund të ndihmojë në ndaljen e lemzës./21Media/