Gersi Troka, 18- vjeçari me sindromën Down, i cili ëndërron që të bëhet kampion në not, do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit që do të zhvillohet në Kanada.
Të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin, kërkon vullnet dhe shumë punë. Gersi ka vite që e ushtroj notin ndërsa dëshiron që të bëhet i famshëm si Michael Phelps. Ashtu si çdo sportist edhe Gersi e mendon për famën, por thotë se do ta përdore atë për të ndihmuar të tjerët.
Gersi ka marrë pjesë në shumë kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare, por sfidën më të madhe e ka tani. Ai do të jetë pjesë e kampionatit të nëntë ndërkombëtarë të notit për personat me sindromën down që zhvillohet në Kanada./atsh/