Luka Modric nuk është një lojtar i madh vetëm brenda fushës së lojës por edhe jashtë saj.
Lojtari kroat mori një letër nga Selena, një vajzë me kancer që e inkurajoi dhe shprehu admirim të madh për të.Modric jo vetëm që lexoi letrën, por nuk hezitoi të përgjigjet me një letër dhe gjithashtu i dërgoi një fanellë të tij si dhuratë.
Letra e Selenas:
“I dashur Luka, motra ime është duke e shkruar këtë letër për ju, sepse unë jam akoma e ri dhe unë nuk mund të shkruaj. Unë jam vetëm pesë vjeç – kur do të vini në vizitë? Një ditë unë do t’ju marr në një piknik dhe pastaj do të vini tek ne. Të duam të gjithë, ju jeni lojtari im i preferuar. Ju jeni futbollisti më i mirë në botë. Më pëlqen të shikoj kur luani. Ne të gjithë ju duam shumë, më së shumti kur luani kaq mirë. Motra ime e do Subasic dhe Vrsaljko, kurse nëna ime Vidan. Unë të dua më shumë se çdokush në të gjithë botën”, ka shkruar ajo.
Letra e Modric:
“E dashur Selena, kam marrë letrën tuaj të çmuar dhe më ka bërë shumë të lumtur. Më inkurajoni mua dhe Kroacinë. Tifozët aq të mirë si ju gjithmonë më japin vullnet për të treguar më të mirën në fushë. Faleminderit që na përkrah! Nga thellësia e zemrës sime, sinqerisht i juaji, Luka Modric.”