Në prezantimin e tij, ylli portugez e bëri të qartë se aventura e re në Itali, te “Zonja e Vjetër”, është një sfidë e re në karrierën e tij. Në moshën 33-vjeçare, Cristiano Ronaldo përballet me sfida të ndryshme, që dëshiron të arrijë një fazë të re personale, pas largimit nga Real Madridi, klubi ku ka fituar gjithçka për nëntë sezone.
Koha do të tregojë nëse zgjedhja e Cristiano Ronaldos do të jetë e suksesshme, ose jo. Sido që të jetë, portugezi do të përballet me disa sfida përpara në këtë fazë të re të karrierës, te bardhezinjtë. “Më pëlqejnë sfidat”, – rrëfeu në prezantim futbollisti portugez.
Para tij ai do të ketë të njëjtat sfida, si numri që ka mbajtur në fanellë gjatë gjithë karrierës së tij. Shtatë sfidat e Cristiano Ronaldos te Juventusi tashmë janë duke u zhvilluar.
1. Të tregojë se akoma ka futboll për të ofruar
Lojtari portugez, në shfaqjen e tij prezantuese me Juven, bëri shaka me moshën e tij: “Unë jam 23…, dua të them 33”. Sfida kryesore e madhe që duket në horizont për CR7 është të vërtetojë se, pavarësisht moshës së tij, ai është ende vendimtar për ekipin. Bërja e moshës një numër i thjeshtë është mentaliteti i një ambiciozi si Cristiano Ronaldo, i cili nuk dëshiron ta mbyllë ende fazën e tij të futbollit në nivelin më të lartë. “Me moshën time ka lojtarë që shkojnë në Katar apo Kinë”, – rrëfeu “7” i bardhezinjve në prezantimin para mediave. Disa fjalë që e bëjnë të qartë se duket angazhimi i përsosur për të vazhduar në nivelin më të lartë. Të demonstrojë se 33 vjeç nuk janë gjë për të se mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, është sfida kryesore e Ronaldos te Juventusi.
2. Të fitojë Champions-in e tij të gjashtë dhe të barazohet me Gento
Nëse ka një garë, në të cilën Cristiano Ronaldo dëshiron të jetë një legjendë, kjo është Liga e Kampionëve. “Është një qëllim, por nuk duhet të jetë një mani”, – tha ai në prezantim te Juve. Por, e vërteta është se ky mbetet qëllimi i madh i “Zonjës së Vjetër”, e cila nuk e ka fituar trofeun prej 22 vitesh. Dy dekadat e thatësirës europiane, klubi i njohur italian do ta përfundojë me nënshkrimin e ish-yllit të Real Madridit. Një sfidë e përbashkët, që ndahet nga Juventusi dhe Cristiano Ronaldo. Fitimi i Ligës së Kampionëve do të jetë një qëllim i përbashkët.
3. Tre Champions me tri klube të ndryshme
Për të kurorëzuar veten si “Mr.Champions”, lojtari portugez dëshiron të ngrejë tre trofe Champions-i me tri klube të ndryshme. Diçka që e kanë arritur shumë pak në historinë e futbollit. Vetëm Eto’o dhe Seedorf e arritën këtë. Nëse triumfon në këtë kompeticion edhe me Juventusin, siç ka bërë me Manchester United dhe Real Madrid, atëherë do të jetë moment historik për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
4. Titull në tri liga (kampionate) të ndryshme
Një sfidë tjetër që “Luso” dëshiron të arrijë është që të pushtojë tri liga në tre vende të ndryshme. Pas titullit në Premier League me Manchester United dhe La Liga me Real Madridin, ai do të kërkojë ta bëjë këtë edhe me Juventusin. Një arritje që do të konfirmonte se Cristiano Ronaldo ende ka shumë arritje për të festuar.
5. Golashënuesi më i mirë te Juventusi në Seria A
Sulmuesi hungarez, Ferenc Hirzer, deri më sot është ende një rekord në klubin italian, për golat bardhezi brenda një sezoni. 35 gola është shifra e që u nënshkrua në sezonin 1925-1926 prej tij. Pothuajse një shekull më vonë, 92 vite në mënyrë specifike, Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë për të tejkaluar këtë figurë historike dhe për të hyrë në historinë e “Zonjës së Vjetër”.
6. “Pichichi” dhe “Bota de Oro” me tri klube të ndryshme
Arritjen e rekordit të ish-sulmuesit hungarez, portugezi mund ta arrijë duke shënuar sa më shumë gola kampionatin italian dhe, natyrisht, në lojë për t’u fituar mbetet “Pichichi” (Këpucën e Artë) në Seria A. Kjo arritje do të bënte që CR7 ta kishte në “palmaresin” e vet me tri skuadra dhe tri liga të ndryshme. Me Manchester United ai e bëri këtë në sezonin 2007-2008, falë 31 golave të tij si “djall i kuq”. Ndërsa me Real Madridin, ylli portugez triumfoi tri herë në këtë drejtim.
“Këpuca e Artë” të Cristiano Ronaldo
Sezoni 2007-2008: 31 gola me Manchester United
Sezoni 2010-2011: 40 gola me Real Madrid
Sezoni 2013-2014: 31 gola me Real Madrid
Sezoni 2014-2015: 48 gola me Real Madrid
7. Fitimi i “Topit të Artë” për herë të gjashtë
Për të arritur Leo Messin si lojtari me më shumë “Topa të Artë” nuk është më një obsesion në mendjen e portugezit. Të dy kanë për momentin nga pesë trofe të tillë prestigjiozë individualë. “Nuk kam menduar kurrë të fitoj dy, por kam fituar tre, katër dhe pesë “Topa të Artë”, – rrëfeu CR7. Gjëja e caktuar është se Cristiano Ronaldo do të kërkojë për t’i fituar të gjithë titujt e mundshëm me “Zonjën e Vjetër”, duke qenë vendimtar në këtë fushë. Nëse është i suksesshëm, do ta fitojë për herë të gjashtë çmimin maksimal individual. Ky nuk është një qëllim, por një sfidë në karrierën e lojtarit portugez. Nëse ai ka sukses, do të konfirmojë se mbetet një nga më të mirët në botë, edhe pse e ka lënë Real Madridin./ telesport/