Ballina Sport ANALIZA: Ku shkon fitorja “Rusi 2018”? Krahasimi mes Francës dhe Kroacisë

ANALIZA: Ku shkon fitorja “Rusi 2018”? Krahasimi mes Francës dhe Kroacisë

Pasi mundi Belgjikën në gjysmë finale të martën, Franca fituesja e Kupës së Botës 1998 do të luaje me Kroacinë, e cila rezultoi fituese me Anglinë të mërkurën për garën e tyre të fundit, finalen. Përpara ndeshjes së madhe, ‘TheScore’ shikon sesi këto dy skuadra përputhen me njëra-tjetrën në fushë dhe jo vetëm.

Portierët

Të dyja palët kanë portierë me eksperiencë,31-vjeçarin Hugo Lloris përballë 33-vjecarit Danijel Subasic.

Franca tërheq vëmendjen për shkak të yjeve të saj në fushë, por suksesi është më i lehtë për tu arritur nëse një ekip mund të varet nga rreshti i fundit i mbrojtjes.

Pavarësisht kritikave, Lloris ka qenë i fortë në Rusi, duke dëshmuar rëndësinë e tij në gjysmëfinale me një sërë mbrojtjesh mbresëlënëse.

Për Kroacinë, Subasic vjen më i fortë se kurrë kur vendi i tij ka nevojë për të. Pavarësisht lëndimeve ai ka treguar në ndeshjet e kaluara se ai mund të bëjë po aq diferencë në lojë sa edhe shokët e tij të skuadrës.

Mbrojtja

Me përjashtim të një fitoreje 4-3 kundër Argjentinës, Franca ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e tjera në këtë turne. Kjo është një shfaqje fenomenale mbrojtëse, e ndërtuar kryesisht në qendërzimin mesfushor të Raphael Varane dhe Samuel Umtiti.

Benjamin Pavard mund ta kërkojë me krenari të qënurit krahu i djathtë i skuadrës se tij në këtë ndeshje ,por megjithatë as kundërshtari Sime Vrsaljko nuk mbetet prapa.

Ylli i Atletiko Madrid i cili shquhet për sprintet e shpejta, dërgimet e sakta dhe precize të topit ne vrapim si edhe kontrollin e topit ne situata të vështira e provoi edhe një herë veten e tij gjatë ndeshjes me Anglinë.

Lojtaret si Dejan Lovren dhe Ivan Strinic kanë qenë një tjetër dyshe në zemër të vijës së prapme, por nuk janë aspak imunë ndaj gabimeve.

Përparësia: Me talentin e klasit botëror në të gjithë linjën mbrojtëse, ne duhet të shkojmë me Francën.

Mesfusha

Kur erdhën fillimisht në turne mesfushorët e Francës u quajtën nga disa si më të mirët e çdo kombi. Loja e tyre nuk ka qenë gjithmonë aq e zjarrtë për tu parë por cilësia e lojtarëve si N’Golo Kante, Paul Pogba dhe Blaise Matuidi shërbejnë mirë.

Por edhe mesfusha e Koracisë ka qenë po aq me vlerë gjithashtu.

Talentet e Luka Modriçit njihen botërisht tashmë, por energjia e tij dhe shokëve te ekipit ka qenë e vështirë për tu besuar, me të gjitha ndeshjet nokaut te Kroacisë deri më tani 120 minuta. Në fakt, mesfusha e Modric, Ivan Rakitiç dhe Marcelo Brozoviç ka qenë kaq e mirë sa lojtari i Real Madridit, Mateo Kovaçiç, mezi ka parë aksione në Rusi. Modriç ka qenë si një lider dhe një luftëtar.

Sulmi

Le ta pranojmë: Antoine Griezmann vetëm, bën një sulm më të mirë se shumica në Kupën e Botës 2018. Ylli i Atletico Madrid duket si një kërcënim pothuajse i vazhdueshëm pavarësisht nga opozita.

Pastaj kemi Kylaan Mbappe. Për të qenë të sinqertë, ka pak për të thënë për të. Hidheni në fushë siç ka bërë Franca gjatë çdo ndeshjeje të deritanishme, dhe keni një linjë me të vërtetë shumë të talentuar përpara.

Nga ana tjetër Mario Mandzukic është, nëse ekziston një gjë e tillë, një lojtar i nënvlerësuar i klasit botëror. Ante Rebic mund edhe të “thyeje dyer” vetëm që të arrijë fitoren.

Te dyja skuadrat këtë botëror si Franca ashtu edhe Kroacia kanë kaluar pritshmëritë dhe janë po aq te ngjashme sa edhe te ndryshme. Kane avantazhet dhe disavantazhet e tyre të cilët do rezultojnë me fitoren dhe humbjen e njërës. / (Scan)