19 oficerë në detyrë janë në mesin e personave që përballen me arrestim në operacionin që u fokusua ndaj forcave ushtarake tokësore në 19 provinca përfshirë kryeqytetin Ankara.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu duke cituar burime nga zyra e kryeprokurorit në Ankara ka thënë se të dyshuarit janë gjetur të kenë qenë në kontakt me operativët e predikuesit Gylen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas puçit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016.
Personat të cilët përballen me arrestim përfshijnë 22 kolonelë dhe 22 lejtnantë kolonelë, ndërkohë që 19 ushtarakë tashmë janë arrestuar.
Turqia ka arrestuar 160 mijë njerëz dhe ka shkarkuar nga pozitat e tyre pothuajse një numër të ngjashëm të shërbyesve civilë që nga puçi, ka njoftuar zyra për të drejta të njeriut në Kombet e Bashkuara në muajin mars.
Kritikët e presidentit Erdogan e akuzojnë atë për përdorim të puçit si pretekst për të shuar mospajtimet.
Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.