Barcelona është aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk po punon vetëm në fushë, por jashtë saj duke kërkuar që ta promovojë markën e tyre.
Drejtorët e klubit nuk kanë fshehur dëshirën e tyre për të tërhequr të ardhura si pjesë kyçe e planeve të tyre. “Ajo që është e rëndësishme është marka, dhe në fund ajo të na jap para për të qenë konkurrues”, ka thënë njëri prej drejtorëve para udhëtimit në perëndim.
Barcelona nuk ka bërë sikurse në vitin e shkuar, pasi fillimisht gjithçka ka filluar në palestër, e pastaj është shkuar në SHBA.
Kjo i jep qasje Barcelonës në tregjeve të fuqishme, ndërsa në vitin 2019, turneu mund të bëhet në Azi, me Kinën dhe Japoni, si qendra të forta për të bërë biznes.
Aktualisht po mendohet që të shitet edhe emri i stadiumit. Kjo do të bëhet nëse anëtarët e miratojnë. Barcelona do të ketë emrin e sponsorëve për Camp Nou.
Në 2015 ishte menduar të bëhet kjo për 200 milionë euro, por nuk u bë.
Megjithatë, tre vjet më vonë me një marrëveshje me këshillin lokal, ku do të fillojnë pastaj punët për rinovim, shitja e emrit mund të shkojë në 300 milionë euro.
Ka mundësi që kompanitë amerikane dhe aziatike të paguajnë një shifër të tillë.
Megjithëse asnjë marrëveshje nuk mund të miratohet, pasi do të zhvillohet në fillim të vitit 2019 në Mbledhja e Përgjithshme e klubit, ku do të vendoset.
Me këto para Barcelona kërkon të vazhdojë të jetë konkurruese me blerjet e lojtarëve/ telegraf/