Më se 200 nxënës të fshatit Novosellë të Bogovinës, vitin shkollor e kanë përfunduar jashtë objektit shkollor, nëpër çajtoret dhe xhaminë e fshatit ndërsa më gjasë edhe vitin e ri nuk do ta nisin në objekt të ri pasi Ministria e Arsimit dhe zëvendëskryeministri Hazbi Lika, nuk mbajtën premtimet për rindërtimin e shkollës.
“Shumë, shumë të lënë pas dore jemi. Bojkot do bëjmë asgjë tjetër, do bojkotojmë, kjo s`është e ndershme aspak por, popullit ia marrin votën dhe ia shkelin nderin”.
Zëvendëskryeministri Hazbi Lika na tha se nga 1 shtatori i vitit 2018/19 nxënësit e Novosellës do të jenë në shkollë të re, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Ato dy javë pas djegies së shkollës vini na premtonin se do bëjnë diçka, por që atëherë, as të pushtetit lokal e as të pushtetit qendror nuk erdhën më të interesohen për shkollën e Novosellës. Kemi ngel në mëshirë të Zotit nuk e dimë se si këtë vit shkollor do zhvillohet mësimi? – u shpreh Rizvan Islami Arsimtar.
Kryetari i këshillit të prindërve thotë se nga 1 shtatori, fëmijët do të bojkotojnë mësimin pasi ata nuk do të kenë se ku të mësojnë pasi edhe objektet alternative më nuk do të jenë në dispozicion të tyre.
Ne nuk do zhvillojmë mësimin nëse nuk kryhet shkolla. Do ketë bojkot me krejt prindërit sepse krejt janë unanimisht të mendimit se do bojkotohet shkolla. Na ka paralajmëruar edhe këshilli i xhamisë që lokacionet që i kemi shfrytëzuar për ta mbajt mësimin po ashtu edhe ca lokale private që janë shfrytëzuar që fëmijët mos humbin vitin shkollor 2017/2018 ato nuk i kemi më në shërbim – tha Reshat Azizi.kryetar i këshillit të prindërve të shkollës “11 tetori -tha Reshat Azizi.kryetar i këshillit të prindërve të shkollës “11 tetori”.
Të pyetur për problemin në fjalë, nga komuna e Bogovinës thonë se problemi qëndron tek ministria e arsimit ku ke kohë është dorëzuar kërkesa për rindërtimin e shkollës.
Që nga 17 nëntori i vitit të kaluar, ne gjitha dokumentacionet që na kanë kërkuar në Ministrinë e Arsimit i kemi kompletuar dhe i mbetet Ministrisë së Arsimit që të intervenojë, gjegjësisht të bëj specifikacinin dhe të hap tenderin – deklaroi Nuriman Tefiku. Përgjegjës për arsim në kom e Bogovinës.
Nga Ministria e Arsimit, sërish me premtime. Thonë se dokumentacioni është kompletuar dhe së shpejti do të shpallet tenderi për rindërtimin e shkollës.
Bashkim Sulejmani