Ballina Shëndeti Ekspozimi në diell, dermatologët apelojnë për kujdes (VIDEO)

Ekspozimi në diell, dermatologët apelojnë për kujdes (VIDEO)

Në periudhën kur termometri shënon temperatura tepër të larta, shumica e qytetarëve iu drejtohen plazheve dhe pishinave të ndryshme për t’u freskuar, kështu që ekspozimi në diell për orë të tëra është i pashmangshëm. Dermatologët rekomandojnë që rrezitja të bëhet në mënyrë graduale, ndërsa alarmojnë që personat të cilët për këtë sezon nuk janë rrezitur aspak, të mos qëndrojnë në diell për orë të tëra sepse mund të kenë pasoja të rënda në lëkurë. Ndërkohë ata shpjegojnë mënyrat për parandalimin e pasojave.

 Një rregull i përgjithshëm është se teni i bardhë është më i ndjeshëm, teni i errët i lëkurës është më rrezistent. Për pengimin e djegieve nga dielli rekomandohet përgatitje paraprake me ekspozim gradual duke e çuar të fitojë njëfarë ngjyre dhe ajo ngjyrë paraqet mbrotje nga rrezitja intenzive. Kjo është preventivë për djegiet. Nga dielli kemi edhe reaksione tjera alergjike, intolarancë nga dielli dhe preventiva e atyre nuk ka të bëje me ekspozimin por mos-përshtatja e rrezeve të diellit te individë të caktuar- deklaroi Fatmir Rushani, Dermatolog.

Ekspertët sqarojnë se marrja e rrezeve të diellit është më se e nevojshme për trupin e njeriut, por dhe se ekspozimi i pakontrolluar pas disa vitesh mund të shpie deri tek sëmundje të rënda si kanceri i lëkurës.

 Vitamina D e fituar nga rrezitja e diellit asnjëherë nuk është e dëmshme ndërsa paraqitja e kancerit është si efekt i vonshëm i rrezitjes së spektrit ultraviolet të rrezeve të diellit dhe pas ekspozimit disa dhjetëra vjeçar mund të vijë edhe te paraqitja e kancerit jo nga djegia e një sezone. 3:00 Ata janë pacientë që ekspozimin e kanë bërë para 20-30 vitesh shpesh sëmundje profesionale është tek ndërtimtaria, tek alpinistët, te bujqit në fushë, te marinarët ku ekspozimi është gjatë gjithë ditës – tha Fatmir Rushani, Dermatolog.

Mjekët rekomandojnë që përpara daljes në diell të përdoret krem mbrojtjës, kapele si dhe konsumim i lëngjeve. Ndërsa për përditshmëri rekomandohet që qytetarët të praktikojnë veshje sa më të lehta dhe me ngjyra të hapura.

Vjollca Aliti 

@tn.lajmelokale
@tetovanews