Ballina Aktualitet Lajme BULLGARIA PËRSHËNDET VENDIMIN E SAMITIT TË NATO-S PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE ME...

BULLGARIA PËRSHËNDET VENDIMIN E SAMITIT TË NATO-S PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE ME MAQEDONINË

Bullgaria përmes një njoftimi të ministrisë së Jashtme përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.

“Përshëndesim përkushtimin e Qeverisë së Shkupit që të vazhdojë me reformat dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetje për marrëveshjen për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017 . Përparimin e arritur e shohin si sukses i politikës së tyre aktive për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të gjithë rajonit”.