Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë si një futbollist i Juventusit.
Ai fillimisht tha se Juventusi është skuadër e madhe dhe do të luftojë për të gjithë trofetë e sezonit përfshirë këtu edhe Champions Leaguen. “Juventusi është një nga ekipet më të mira në Botë. Ishte një vendim që bëra shumë kohë më parë, një vendim i lehtë për madhësinë e klubit dhe një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time. Një trajner i madh, një president i madh. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu”, tha fillimisht ai.
“Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen, jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, nga Sporting në Manchester tani edhe në Juventus”, vijoi ai.
“Lojtarët e moshës sime, zakonisht shkojnë në ndonjë vend tjetër, me gjithë respektin e duhur, në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur për këtë klub të madh, më bën shumë të lumtur, falënderoj Juven për mundësinë e dhënë”
Serie A? Një kampionat i vështirë, shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur asgjë të lehtë dhe unë jam ai që pëlqen të dal nga zona ime. Jam i sigurt në vetën time, në shokët e mi dhe në klub.
“Dua që të lë shenjë në historikë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë. Dua ta nis mirë këtë aventurë të re duke shënuar sa më shumë dhe në fund të fitojmë të gjithë titujt që kemi në dispozicion përfshirë këtu edhe Champins Leaguen. Liga e Kampionëve është një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Shpresoj që Juves t’i sjellë fat”, përfundoi ai.
Portugezi iu bashkua “Zonjës së Vjetër” për 112 milionë euro ndërsa ai do të përfitojë një pagë me vlerë 30 milionë euro.
CR7 sot kreu testet mjekësore me klubin e ri.