Një ish-ambasador britanik në SHBA është përfunduar në spital pasi u rrah nga të rinjtë në një stacion treni në Londër.
Sir Christopher Meyer, 74 vjeç, ishte në Victoria, kur u shënjestrua nga dy sulmues, tha gruaja e tij për “Times”.Diplomati në pension, i cili ishte po kthehej në shtëpi, mbeti i gjakosur, me një sy të fryrë dhe hundën e thyer.
Rasti vjen kur policia po përpiqet të përballet me një valë krimi të dhunshëm në të gjithë vendin.
Shkeljet e dhunshme u rritën 21 për qind vitin e kaluar, me 1.3 milion të regjistruar.
Gruaja e Sir Christopher, Baronesha Meyer, tha se nuk e mban mend sulmin, por policia beson se çiftin mund të kenë dashur ta vjedhin.
“Unë jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme, diçka të tillë mund ta shihni në një zonë lufte”, tha ajo.