Të martën në mbrëmje Belgjika do të synojë finalen e madhe të Kupës së Botës.
E mbushur me shumë “yje” skuadra belge dëshiron të shkruajë historinë duke mposhtur francezët, pretendentët kryesorë për titull.Eden Hazar është kapiteni dhe ylli absolut i Belgjikës, por pak njerëz e dinë që në fëmijërinë e tij ai ishte tifoz i Francës dhe Zinedine Zidanes.
Një foto po bën xhiron e rrjetit ku Hazard në fëmijërinë e tij së bashku me dy vëllezërit e tij kishte pozuar me fanellën e Francës.
Por askush nuk mund ta mendonte se pas disa vitesh ai do të luante një ndeshje kaq të rëndësishme kundër skuadrës së “zemrës”.
Tashmë ai do përpiqet për ta eliminuar dhe për t’i dhuruar kombëtares së tij finalen historike.