Personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Individi, i ulur në anën e shtypit amerikan, mbante në dorë një shenjë për armët bërthamore.
Ai e identifikoi veten si gazetar nga revista “The Nation”, raporton AP.
Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me forcë.
Trump dhe Putin u mblodhën të hënën në Helsinki për samitin e parë dypalësh./REL/