Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Euro Western Ballkans” tha
“Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe zyrtarisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, nëse proceset tjera shkojnë ashtu siç janë parashikuar”
Në pyetjen nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO vitin e ardhshëm dhe nëse procesi i anëtarësimit do të jetë i shpejtë siç ishte paralajmëruar më herët, Nikolla Dimitrov tha se bëhet fjalë për proces teknik, që mund të rregullohet për disa muaj.
“Por, ai gjithashtu është i lidhur me plotësimin e obligimeve tona nga Marrëveshja me Greqinë. Vijon referendumi dhe procesi i ndryshimit të Kushtetutës. Dhe pasi të finalizohet kjo, do të mund t’i nënshkruajmë protokollet për anëtarësim, të cilat pastaj do të ratifikohen në Kuvendin e Greqisë dhe në vendet tjera anëtare të NATO-s. Nëse punët shkojnë mirë, në pyetje janë muaj. Ndoshta nga mesi i vitit të ardhshëm do të jemi edhe zyrtarisht vendi i 30-të anëtar i NATO-s”, theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.