Ballina Aktualitet Lajme Dimitrov: Nëse ka një votë më tepër kundër në referendum, ne do...

Dimitrov: Nëse ka një votë më tepër kundër në referendum, ne do ta pranojmë

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Al Jazeera” është i sigurt se referendumi do të kalojë me sukses dhe se qytetarët do ta zgjedhin marrëveshjen për emrin të nënshkruar me Greqinë.

“Nëse ka një votë kundër më tepër ne jemi plotësisht të gatshëm të zgjatim dorën dhe të themi se kjo është rruga e duhur. Para dilemave të mëdha historike qytetarët kanë ditur të zgjedhin rrugën e duhur. Para neve është zgjedhja në mes së kaluarës dhe së ardhmes, frikës dhe shpresës. E kaluara është shumë e rëndësishme për identitetin tonë, por ne nuk mund ta ndryshojmë, mundemi që para qytetarëve tanë të japim zgjidhje se çfarë vendi do të jetë Maqedonia. Nuk kemi më detyrim patriotik që tua japim këtë mundësi dhe tua mundësojnë që qytetarët të zgjedhin. Jam i sigurt se do të zgjedhin të ardhmen”, tha Dimitrov.Në lidhje me qëndrimin e opozitës, ai tha se çështja është më e rëndësishme nga disa lojëra politike dhe karrieriste.

“Ky është proces i zhvillimit. Nuk duhet të frikësohemi nga vullneti i qytetarëve, vullneti është i qytetarëve. Kjo çështje është më e madhe se e tërë elita politike, nga të gjitha partitë. Nuk duhet të mendojmë për vete, në karrierën personale. Nuk jemi të përkryer, bëjmë edhe gabime. Ka shumë fusha tjera për beteja politike, por loja strategjike e popullit tonë nuk mund të jetë pjesë e grindjeve partiake”, thotë ministri.

Në pyetjen nga gazetari se Qeveria a ka plan B nëse nuk ka sukses referendumi, Dimitrov tha se ne jemi të fokusuar në planin A.