Samiti i BE-së duket se nuk e shpëtoi dot Angela Merkelin, ashtu siç u mendua në fillim. Rezultati i tij është pritur me kritika nga partneri i saj i koalicionit, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Horst Seehofer, që tani thotë se do të japë dorëheqjen.
Për kreun e CSU-së, masat e takimit të lartë në Bruksel nuk kanё tё njёjtin efekt pёr kthimin e refugjatёve nё kufi, me atë që supozohet të kenë planet e tij.
Seehofer ka dalë prej kohësh kundër linjës së Kancelares, që këmbëngul të tregohet më e butë me azilkërkuesit.
Në një mbledhje të zhvilluar në Mynih, mes Kryesisë së CSU-së dhe grupit parlamentar të landit të Bavarisë, Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga Merkeli, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani.
Me kёtё, kreu i CSU-sё i ёshtё kundёrvёnё drejtpërdrejt kryetares së ekzekutivit.
Nëse Seehofer largohet, partia e tij duhet të propozojë një kandidat të ri nga radhët e saj për këtë post.
Por, nëse simotra e CDU-së nuk e bën këtë dhe nuk pranon të qëndrojë më në koalicionin qeverisës me Merkelin dhe SPD-në, atëherë shumica qeveritare në Bundestag humbet, duke e lënë Merkelin përballë tri mundësish: një qeveri pakice, krijimin e një koalicioni të ri, apo zgjedhjet e parakohshme, shkruan TCH.
Merkeli vet ka deklaruar më herët se do të preferonte qeverinë e pakicës.
Nëse presidenti Steinmeir vendos të shpërbëjë Parlamentin, zgjedhjet e reja do të mbaheshin brenda 60 ditëve.