Vibracionet e veturave bëjnë që shoferët të përgjumen pas vetëm 15 minutash dhe mund të rrisin seriozisht rrezikun e aksidenteve pas gjysmë ore, tregojnë kërkimet e reja.Edhe midis atyre që ndjehen plotësisht të pushuar, dridhjet e buta të një mjeti lëvizës janë të mjaftueshme për të vënë disa në përgjumje, transmeton KosovaPress.
Autori i studimit Stephen Robinson nga Universiteti RMIT, Melburne, tha se 15 minuta pas fillimit të vozitjes së veturës, nis përgjumja te shoferët. ‘Pas gjysmë ore, ajo ka impakt të rëndësishëm në aftësinë tuaj për të qëndruar i koncentruar dhe i vëmendshëm”, tha ai. Hulumtimi u krye në një autostradë të simuluar, andaj është e paqartë nëse rrugët e tjera të zhurmshme mund të kenë një efekt më të keq ose më të vogël. Aksidentet janë shkaktarë i më shumë se 2 milionë vizitave në dhomën e emergjencës dhe dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në SHBA. Aksidentet e trafikut rrugor shkaktojnë 0.5 për qind të të gjitha viktimave në Britani të Madhe, e cila rritet në 25 për qind në adoleshentë.