Facebook po punon fort kohët e fundit për eliminimin e gjuhës së urrejtjes nga platforma e tij dhe duket se ka hequr 262 postime nga janari në qershor të këtij viti që binin ndesh me një ligj gjerman, të njohur si NetzDG, i cili ndalon gjuhës e urrejtjes dhe lajmet e rreme online.
Gjatë këtij kuadri kohor, Facebook ka marrë 1,704 ankesa për postimet që mund të kenë shkelur ligjin ose normat e komunitetit. Ka një diferencë të madhe midis NetzDG dhe normave të komunitetit të përcaktuara nga Facebook, ndonëse NetzDG është disi më strikt e specifik. Ai mbulon të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes, përfshirë fyerjet dhe nxitjen e dhunës apo krimeve, si dhe deklaratat false që i përcillen si të vërteta publikut, të njohura edhe si fake news. Ligji parashikon gjoba deri në 50 milion dollarë nëse gjuha e përdorur hyn në kategoritë e tij dhe nëse postimet nuk hiqen në kohën e duhur, pavarësisht forumit ku mund të jetë postuar.
Në rastin e Facebook, kompania synon të mos rrezikojë dhe ka një ekip prej 65 njerëzisht të angazhuar vetëm për analizimin dhe veprimin për kërkesat që lidhen me NetzDG dhe ligje të tjera të ngjashme. Shumë vende evropiane kanë disa ligje që ushtrojnë presion mbi social media dhe gjigantët e internetit për të marrë masa kundër gjuhës së urrejtjes, fake news dhe postimeve të tjera të ngjashme. NetzDG u quajt shpesh si “Ligji i Facebookut” kur u prezantua më 2017 dhe madje u kritikua nga grupe të të drejtave të njeriut, të cilët thoshin se ai rrezikonte të kufizonte të drejtën e fjalës në shkallë globale./d.i/SYRI.NET