Rrjeti social Facebook është jashtë funksionit për qindra përdorues në të gjithë botën duke shkaktuar probleme në lundrim.
Kjo gjë duket se ka prekur një pjesë të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara. Ka patur probleme dhe aplikacioni tek celularët Android.47% kanë thënë se kanë patur bllokim total, ndërsa 30% kanë thënë se kanë vështirësi për të hyrë në aplikacion.
Vendet më të prekura nga ky shqetësim ishin Franca, Britania, Belgjika, Italia, Japonia, India, Malajzia, Argjentina, Uruguaj, Brazili dhe Kili.