Pas zbulimit të ofertës së dyshimtë për një nga tenderët më të mëdhenj deri më tani në Ministrinë e shëndetësisë, me vlerë prej 35 milion euro, Ministri i Shëndetësisë tha se ende nuk është arritur marrëveshje me kompaninë në fjale dhe nëse vërtetohen parregullsi në dokumentacion në bazë të rregullores për prokurime publike, tenderi anulohet. Ministri tha se nuk kishte informacione mbi kompaninë që ishte formuar vetëm katër muaj para të konkurronte në tender e madje nuk ishte i sigurt as pwr emrin e saj.
Deri në afatin e fundit për sjelljen e këtij tenderi, ka arritur vetëm një kërkesë, për momentin procedura është në fazën e evoluimit dhe ende nuk është arritur në ankandin elektronik. Për arsye se behet fjalë për prokurorim publik për 3 vjet për blerje të testeve dhe reagensëve për biokimi, imunologji, hematologji dhe analiza, për përdorim pa para në institucionet shëndetësor dhe çmimin për të njëjtët është i lartë, por nevojat e qytetarëve janë të mëdha. Deri sa nuk kursejmë tenderi do të anulohet. I gjithë procesi ishte transparent dhe i hapur për opinionin. Theksoj se Ministria e Shëndetësisë nuk ka lidhur marrëveshje dhe kompania që përmendet në opinion nuk e ka fituar tenderin – tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësis,
Për tenderin në fjalë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e cila kërkoi që ky projekt të ndërpritet menjëherë duke propozuar së pari të formohen grupe të ekspertëve të cilët do të regjistronin aparatet ekzistuese, frekuencën dhe sasinë e punës të çdo laboratori biokimik, numrin e popullatës që mbulojnë dhe numrin dhe kualifikimet e të punësuarve në këtë fushë, thonë nga kjo parti. Në reagim, Aleanca për Shqiptarët kërkon edhe dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipce. Duke komentuar reagimet e partive politke Filipce tha se të njëjta janë të pabaza dhe se ministra do të vazhdoj procedurat konform ligjeve në fuqi.
Valmira Zendeli