Në Klubin e Deputetëve filloi takimi i liderëve në formatin prej katër liderësh, dy nga opozita dhe dy nga pozita.
Në takim marrin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristojan Mickovski dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Lidërët janë të shoqëruar nga një përfaqësues i partisë së tyre.
Takimi në këtë format u vendos të mbahet me kërkesë të liderit të VMRO-s, Hsristijan Mcikovskit.
Në takim pritet që liderët t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me referendumin për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet në vjeshtë.