Ballina Aktualitet Lajme Franc Pres: Maqedonia së shpejti anëtarja e 30-të NATO-s

Franc Pres: Maqedonia së shpejti anëtarja e 30-të NATO-s

Aleanca Veriatlantike do ta ftojë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të, shkruan agjencia e lajmeve Franc Pres, njofton Portalb.mk.

Edhe përskaj konfliktit rreth buxhetit për mbrojtje, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, do të ndajnë ftesë për anëtarësim të Maqedonisë. Atë e ka mundësuar kompromisi për çështjen e emrit me Greqinë. Megjithatë, paraprakisht duhet që të implementohet tërësisht Marrëveshja. Kuvendi në Maqedoni tanimë e ka miratuar, por mungon edhe referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ai do të mbahet në shtator ose rreth tetorit. Pas kësaj do të jepet dritë jeshile nga Kuvendi i Greqisë.