Ballina Sport Futbolli është më i pastër: VAR-i u përdor 440 herë në Botëror

Futbolli është më i pastër: VAR-i u përdor 440 herë në Botëror

Edicioni i sivjetmë i Kupës së Botës ka qenë i veçantë nga të tjerët për shkak të futjes në përdorim të teknologjisë së referimit Video Assistant Referee (VAR), transmeton Gazeta Metro.

Në konferenën e mbajtur sot, presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, ka lavdëruar punën e VAR’it duke dhënë edhe shifra dhe duke thënë që futbolli tash është më i pastër për shkak të uljes së gabimeve në ndarjen e drejtësisë.

“VAR’i nuk e ka ndryshuar futbollin, por e ka bërë më të pastër duke i dhënë fund golave nga pozita jashtë loje, ndër të tjera”, ka thënë Infantino.

Tutje, ai ka thënë që gjatë ndeshjeve të Botërorit në Rusi, VAR’i është përdorur plot 440 herë duke rezultuar në rishikimin e 19 rasteve, prej të cilëve 16 u shndërruan nga vendime të gabuara në të drejta.

Për dallim nga FIFA, UEFA nuk e ka implementuar këtë sistem në garat europiane në nivel klubesh, duke shkaktuar pakënaqësi. /gazetametro.net