Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç është kënaqur tej mase për kualifikimin ne gjysmëfinale të Kroacisë. Ajo e ndoqi nga stadiumi ndeshjen Kroaci-Rusi.
Pas përfundimit të ndeshjes, Presidentja kroate u filmua duke kërcyer me futbollistët.Video u be virale, ndërsa sot mediat kanë publikuar të tjera pamje, ku presidentja kroate shfaqet duke përqafuar trajnerin dhe futbollistët një e nga një.