Ballina Aktualitet Rajoni Gjendet një person i mbytur në liqenin e Pogradecit

Gjendet një person i mbytur në liqenin e Pogradecit

Një person është gjetur i pajetë në breg të liqenit pranë fshatit Pojskë të Pogradecit. Sipas policisë, viktima është i moshës rreth 55-60 vjeç. Dyshohet që viktima të jetë mbytur në liqen. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al/