Duke folur nga samiti i Londrës, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, u shpreh se ka pasur progres sa i përket negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjet e mbetura pezull.
Hahn tha sot se duhen ndryshime që të avancohet në Evropë, ndërsa javës tjetër pritet të vizitojë Tiranën dhe Shkupin.
“Ka pasur progres dhe është për t’u vlerësuar përpjekjet e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura pezull. Duhen ndryshim që të avancohet në Evropë.
Që nga viti 2015 interesat e Ballkanit për integrim janë shtuar. Javën e ardhshme do të jem në Shkup dhe Tiranë për vizitë për të sqaruar hapat e mëtejshëm për negociatat dhe hapat që duhet të ndjekin këto vende.
Është bërë progres edhe në dialogun Serbi-Kosovë”– u shpreh komisioneri i Bashkimit Evropian. /b.d/