Të paktë janë njerëzit që njerëzit që njohin vlerat e tyre të shëndetshme, por të shumtë janë ata që edhe do të gërvishteshin në një ferrë vetëm për t’i marrë dhe ngrënë.
Të pasura me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat, manaferrat mund të konsiderohen pa frikë një depo ushqyese për organizmin. Janë të varfëra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, karakteristika që i vënë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë. Antocianina, e cila u jep ngjyrë të errët manaferrave, është një antioksidant për të cilin është provuar shkencërisht se parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitein metabolik. Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës dhe të lëkurës, si dhe lehtësojnë tretjen e problemet e sistemit intestinal.