Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, muaj të tërë për të ndërtuar disa metra rrugë (VIDEO)

Tetovë, muaj të tërë për të ndërtuar disa metra rrugë (VIDEO)

Megjithëse ndërtimi nisi para tre muajve, assesi ti shihet përfundimi. Kjo është rruga Murat Bafqari në Çarshinë e epërme në Tetovë, cila, ditëve të fundit, pamundëson banorët e kësaj lagjeje që të hapin dritaret e shtëpisë për ajrosje, sepse pluhuri përfundon brenda shtëpive.

Rruga siç jeni duke e parë, pluhuri i madh, e kemi patjetër ta pastrojmë mallin përditë megjithëse kjo nuk është në rregull. Gjithë ky pluhur, mund ta shihni vetë. Tu e pastru kjo e humb vlerën e vete që ka, nga komuna premtuan se shpejt do e përfundojnë që mos ketë pluhur por ndodhi e kundërta.

Është muaji i tretë që është kështu rruga, mundohen me tre mjeshtër ta bëjnë këtë rrugë këtu që është katastrofë. Ne jetojmë këtu por më keq e kanë këta dyqanxhit. Turp ti vijë komunës, për tre muaji ende 30 për qind të rrugës nuk e kanë bë.

Rruga ka filluar të ndërtohet më 28 mars, më 1 prill ekskavatorët ishin këtu dhe më asnjë nismë nuk është marrë. Rrugën e kemi të bllokuar, shikoni sa lokale ka, krejt janë mbyllur, shikoni se çka bëhet, edhe ne kemi familje kemi familjar dhe duam të mbijetojmë.

Për pasojë të lënies pasdore të asfaltimit të kësaj rruge, dyqanet e shumta në këtë rrugë që njihet edhe si rruga e butiqeve vazhdojnë edhe më tej të mos punojnë dhe të përballen për çdo ditë me papastërtinë dhe pluhurin që iu përfundon brenda.

Nga ana tjetër, nga sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore, vonesat i arsyetojnë me faktin se, projekti ka pasur shtesa si sistemi i ujësjellësit dhe sistemi elektrik, ndërkohë që paralajmërojnë përfundim të punëve brenda dy javësh.

Ka pasur kërkesa nga banorët për punë shtesë që nuk janë paraparë në projekt. Në dyja anët është ndërrimi i rrjetit të ri si dhe ndërrimin e instalimit elektrik të cilët që do jetë nëntokësorë, dhe me këto që nuk kanë qenë të paraparë janë zvarritur punët mirëpo, them janë zvarritur sepse kanë dalë punë shtesë – tha Arsim Nuredini, shef i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.

Përndryshe, Murat Bafqari, ka edhe mungesë të kanalizimit fekal në pjesën më të madhe të lagjes, i cili edhe përkundër premtimeve të shumta nga drejtuesit e komunës, asnjëherë nuk është realizuar.

Bashkim Sulejmani

@tn.lajmelokale
@tetovanews