Ballina Bota Itali, tërmet me magnitudë 4.4 ballë

Itali, tërmet me magnitudë 4.4 ballë

Itali- Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka rënë në jugperëndim të Kalabrisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 57 km dhe lëkundjet e tij u ndjenë nga popullsia.

Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile nuk ka dëmtime në njerëz apo materiale, por me dhjetëra qytetarë kanë telefonuar policinë, pasi siç dihet në këtë periudhë vendet bregdetare janë të mbushura me turistë.

Tërmeti u regjistrua në orën 4:50 të mëngjesit dhe u ndje qartë në krahinat e Catanzaro, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria./tvklan.al/